Pas ndeshjes me Gjeorgjinë flet Reja: Nuk ishte agresiviteti i duhur

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi sot pa gola, respektivisht 0:0, në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë, pavarësisht një paraqitjeje tejet të mirë në fushë.

Por, si duket me barazimi i sotëm e ka lënë të pakënaqur trajnerin Edi Reja, i cili pas ndeshjes tha që skuadra duhet të ishte më agresive në fushë.

Po ashtu, Reja foli edhe për sulmuesin Armando Broja, të cilin e zëvendësoi me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 46’.

“Është e vështirë të luash me këto skuadra, pasi nuk hapen, qëndrojnë pas si ekip dhe janë të fortë fizikisht. Nëse nuk shënon në dy ose tre rastet që krijohen, ndeshja bëhet më e vështirë. Nuk ishte agresiviteti i duhur, në fundjavë lojtarët kanë ndeshje me klubet e tyre, ata kanë frikë në duelet për top”, tha Reja.

Sa i përket Brojës, Reja tha: “Ai nuk ishte në 100%, kishte një problem në kavilje, folëm në pushim dhe më pas e zëvendësova. Në momentin që ndizet është e pamundur për ta ndalur, por është e vështirë të shprehë gjithë potencialet e tij në këto lloj ndeshjesh, sidomos edhe prej faktit që nuk ishte mirë fizikisht”.

Me ndeshjen e sotme kundër Gjeorgjisë, Shqipëria mbyll miqësoret e muajit mars me jnë humbje dhe një barazim, ku humbi kundër Spanjës 2:1 ndërsa sot barazoi pa gola me gjeorgjianët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA/ Kosovë, shqetësime për shkallën e lartë të dhunës ndaj fëmijëve

Story i radhës

Truket e thjeshta që ju ndihmojnë të visheni mirë dhe të shpenzoni pak, për të qenë gjithmonë elegante

Të fundit nga