Pas ndarjes së 36 banesave pa leje në Mitrovicë, Serbia do të ndërtojë spital në Graçanicë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se dorëzimi i 36 banesave në veri të Mitrovicës, të ndërtuara me fonte të Serbisë, është “vetëm një pikë loti në det”, bazuar në atë që do të bëhet e do të ndihmohet.

Qeveria e Serbisë të mërkurën ndau 36 banesa për çiftet serbe në Mitrovicë të Veriut. Këto banesa, janë pa leje ndërtimi dhe pa pëlqim urbanistik nga institucionet e Kosovës, mirëpo ato dhe shumë të tjera janë ndërtuar viteve të fundit.

Petkoviq, në një intervistë për uebfaqen e Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në radhë është ndërtimi i një spitali në Graçanicë në vlerë mbi gjashtë milionë euro.

“Para nesh është ndërtimi i spitalit në Graçanicë. Është e natyrshme që po i gëzohem kësaj, pasi populli ynë pas një dekade neglizhencë, mund ta shohë se Serbia sinqerisht kujdeset për qytetarët e saj”, ka thënë Petkoviq.

Sistemi shëndetësor, sikur edhe ata arsimor, kulturor e sportiv organizohen paralelisht në Kosovë nga Qeveria e Serbisë.

Petkoviqi ka thënë se “me ndihmën e Serbisë është luftuar edhe COVID-19” në mjediset ku jetojnë serbët.

Ngjarja paraprake

Jo vetëm si këngëtare, Eleni Foureirën së shpejti do ta shohim në një tjetër format

Ngjarja e ardhëshme

Vdes futbollisti 24-vjeçar, që pësoi sulm në fushë! Ja momenti si bie në tokë 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian