Pas ndarjes nga Shakira, lajme të këqija për Pique. Barcelona do ta largojë?

Telashet duket se sapo kanë filluar për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, për të cilin raportohet se nuk do të ketë një rinovim të kontratës në klubin e famshëm spanjoll. Pavarësisht se e ka humbur fundin e sezonit për shkak të lëndimit, pas lajmit të ndarjes me Shakirën, duket se Pique do të përballet me të tjera sfida.

Qendërmbrojtësi ishte një lojtar kyç për Barcelonën në sezonin 2021-2022, me 39 paraqitje në të gjitha garat, por u largua më herët për shkak të lëndimit që pësoi.

Mundo Deportivo raporton se Pique aktualisht ka qëllim që të shohë kontratën aktuale, e cila skadon në 2024-ën, pas së cilës po mendon të varë këpucët.

Pique ka thënë më herët se do të tërhiqej në momentin që mendon se nuk mund ta ndihmojë më Barçën, por tani për tani është i bindur se mund t’i lërë pas problemet me lëndimet.

35-vjeçari ka të gjithë verën për të pushuar, por duket qartë se po shkon drejt fundit të karrierës së tij në ‘Camp Nou’.

Barça gjithashtu ka Ronald Araujo, Eric Garcia dhe Andreas Christensen për sezonin e ardhshëm, por pritet të shkarkojë Samuel Umtiti, Oscar Mingueza dhe Clement Lenglet.

Është folur gjithashtu se Xavi dëshiron që Barça të nënshkruajë një qendërmbrojtës të fuqishëm si Jules Kounde ose Kalidou Koulibaly.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca pret rritje ekonomike pavarësisht luftës e inflacionit

Story i radhës

Shqipëria synon fitore ndaj Islandës

Të fundit nga