Pas ndarjes nga JLo, kjo është gjendja e Alex Rodriguez

8:47 | 19 Prill 2021

© Patriots Pics/BACKGRID

Edhe pse u ndanë, thuhet se ai shpreson në një pajtim me këngëtaren.

Sidoqoftë, A-Rod u pa duke u larguar me një avion privat teksa nuk shoqërohej me askënd, transmeton lajmi.net.

45 vjeçari nuk dukej edhe keq pas ndarjes dhe sipas burimeve Alex tashmë ka nisur t’i kushtoi kohë më shumë punës.

Ai dhe këngëtarja e famshme njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre pasi thanë se ishin ‘duke punuar për disa gjëra’, disa javë më parë, dhe së fundi dolën me deklaratë të përbashkët derisa thanë se janë ‘më të mirë si miq’.

Ndërkohë, ish i fejuari i JLo u pa veshur me një palë pantallona ngjyrë bezhë kombinim me një bluzë të bardhë dhe atlete.

Tutje, në dorën e tij të djathtë mbante një çantë pune me ngjyrë të zezë dhe në të majtën disa letra dhe një shishe të vogël me ujë.

Gjithashtu, ai mbante maskën mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe një palë syze me ngjyrë të zezë.

Dyshja lëshuan një deklaratë të përbashkët ku njoftuan se do t’i ndanin rrugët e tyre pas disa javësh të vështira.

“Ne e kemi kuptuar se jemi më të mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, shkruajnë ata.

Theksojmë se, ditë para deklaratës JLo ndau postime pa unazën e saj të fejesës e cila sinjalizonte për shumë njerëz se ata ishin ndarë. Pavarësisht nga ndarja, ajo ende ka unazën në zotërim të saj që vlen 1.8 milion dollarë./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Sot pritet të arrijë dërgesa e parë e vaksinave Pfizer

Ngjarja e ardhëshme

107 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

të fundit nga

‘Dëshirë’

Poezi nga Çajupi Kush lë mikenë që kaedhe ndahetë me shokëpër të

AlbanianEnglishMacedonian