“Pas mësuesve, nis vaksinimi i gazetarëve dhe…”/ Tomini jep detaje: Presim edhe 80 mijë vaksina

Krahas të moshuarve, pas vaksinimit të mësuesve, në Shqipëri do të nisë vaksinimi i gazetarëve dhe policëve

Lajmi u bë i ditur nga Eugena Tomini, e cila tha se grupi i gazetarëve dhe ai i policisë së shtetit konsiderohen si pjesë e shërbimeve kritike.

“Sipas planit kombëtar, gazetarët, policia e shtetit dhe të gjithë ata që hyjnë në shërbime kritike do vaksinohen. Është e planifikuar që vaksinimi për këto grupe të fillojë menjëherë pasi të mbarojë vaksinimi i mësuesve.”

Sa i përket vaksinës ruse Sputnik V, Tomini u shpreh se “një vaksinim i sigurt dhe cilësor është objektivi ynë kryesor, për të arritur këtë objektiv  sigurisht që alternativat janë më të ndryshme dhe do përdoren të gjitha manyrat për të pasur një vaksinim të sigurtë dhe të shpejtë”, tha Tomini për Klan.

“Pritet nga mesi i Prillit të kemi sasinë e vaksinave Covax, do të jenë 80,000 doza”, u shpreh zv.ministrja.

Ngjarja paraprake

Talebanët: Trupat amerikane duhet të tërhiqen brenda 1 majit

Ngjarja e ardhëshme

Më të paguarit e Ligue 1: 10 të parët janë të gjithë lojtarë të PSG-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian