Pas Messi, Inter Miami merr edhe Di Marian

Di Maria mund ta këtë një mundësi të re dhe të parezistueshme pas kohës së tij në Juventus

Inter Miami është duke marrë në konsideratë që të këtë më shumë fytyra të reja në ekipin e tyre për ta ndihmuar Lionel Messi në fushë, kurse tani ata po marrin në konsideratë të njohurit e argjentinasit dhe shokët e tij që t’i sjellin në skuadër si Angel Di Maria dhe Sergio Busquets, me të cilët ai luajti me kombëtaren e Argjentinës, PSG-në dhe Barcelonën.

Di Maria do të mund t’i bashkohet skuadrës me pronar David Beckham si futbollist i lirë pas një periudhe të mirë me Juventusin edhe pse ai ka oferta për t’ju bashkuar futbollit meksikan, sidomos Monterrey, por opsioni i Miamit është interesant.

Mundësia për të luajtur me Messi duket e parrezistueshme për të dhe sigurisht do ta vë në telashe Di Marian dhe agjentin e tij.

Tashmë është fakt që kalimi i Messi e ka revolucionalizuar futbollin amerikan dhe ka gjeneruar një dinamikë që do të dërgojë atje një numër të madh yjesh në muajt në vazhdim.

Edhe nëse këta yje janë agjent të lirë, aq më mirë. Lëvizizja nuk do të jetë e mirë vetëm për MLS, e cila sigurisht do të shikonte një epokë të rej dhe një qasje të re në modelin e tyre të biznesit, me kaq shumë legjenda në skuadrat e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bellingham kalon vizitat mjekësore me sukses, Ancelotti pret edhe “dhuratën” tjetër

Story i radhës

Pas ndarjes së bujshme, Olsi Bylyku martohet së shpejti? Aktori zbulon si qëndron e vërteta

Të fundit nga