Pas më shumë se 20 vite në ZOO – Shkup u lindën tre luanë

Sot me 20 mars, Dita e lumturise, per kenaqesine e te gjithe qytetareve njoftojme lajme te mira. Pas më shumë se 20 vite në Kopshtin zoologjik në Shkup, u lindën tre luanë.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mbikëqyri habitatin e luanëve të vegjël.
“Kjo është një nga gjërat më të bukura që ka ndodhur në Kopshtin zoologjik të Shkupit, luanët janë nën kujdesur të shkëlqyer, dhe stafi i kopshtit zoologjik me profesionalizëm dhe vëmendje kujdeset që nëna dhe të vegjlit të jenë të sigurt dhe t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme në habitat ku vazhdimisht kontrollohen, theksoi kryetarja Arsovska.
“Luanët janë të vjetër vetëm disa ditë , dhe vizitorët do të kenë mundësinë t’i shohin kur të jenë mjaftueshëm të rritur për të lëvizur vetë rreth habitatit të jashtëm”, tha drejtori i Kopshtit zoologjik – Shkup, Kristijan Stamenov.
Qyteti i Shkupit i njofton të gjithë adhuruesit e kafshëve dhe vizitorët e kopshtit zoologjik – Shkup, se në periudhën e ardhshme do të kenë mundësinë të marrin pjesë në emërimin e tre luanëve.

Story i mëparshëm

Albin, fillo dhe ndërto….

Story i radhës

Rrahje në Emergjencën e Podujevës, sulmohet një mjek

Të fundit nga