Pas lamjeve për ndarje të konfirmuar nga Melisa, reagon edhe Andi

Andi dhe Melisa nuk janë më bashkë.

Para pak ditësh ishte Melisa ajo e cila habiti të gjithë me statusin e saj në instagram.

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin duke na lënë të kuptojmë se çifti i dha fund.

Kjo befasoi të gjithë pasi që nuk kishte dhe shumë kohë kur dyshja zyrtarizuan lidhjen e filluan edhe bashkëjetesën.

Dy të rinjtë u njohën në ”Përputhen” dhe që atëherë kanë qenë një nga dyshet më të ndjekura dhe të pëlqyera për fansat.

E pas statusit të Melisës ka reaguar sot edhe Andi.

“Do doja ta dije se si po ndihem”, ka shkruar Andi në instastory.

Nuk dihet ndarja e tyre nëse është e vërtetë apo thjesht një lojë.

Kujtojmë se edhe më herët ishte e njëjta situatë, ku pak ditë më pas ata sërish janë pajtuar.

Image

Storie në Instagram

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manchester United e kërkon sulmuesin e Lyonit

Story i radhës

ShBA ndalon importimin e vodkës dhe kaviarit nga Rusia

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish