Pas Kurtit, Emisari britanik pritet nga Osmani

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka zhvilluar një takim edhe me Vjosa Osmanin.

Një ditë më parë, Peach ka zhvilluar vizitë dy-ditore në Serbi, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në fund të vizitës së tij në Beograd, tha se u kishte thënë liderëve në Serbi se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që çon në Bashkimin Evropian.

“Emërimi im është një shenjë e përkushtimit tonë për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë të këtij rajoni të rëndësishëm”, tha Peach përmes një videomesazhi në Tëitter.

Ai tha se ka takuar liderët shtetërorë të shtetit të Serbisë gjatë vizitës në këtë vend me të cilët ka folur për rajonin dhe sfidat më të gjera të sigurisë ndërkombëtare./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian, Eduard Kukan

Story i radhës

Tabaku tregon arsyet: Pse PD do të votojë pro zgjatjes së vettingut

Të fundit nga