Pas këtyre fotove, fansat po mendojnë sërish se Loredana mund të jetë shtatzënë!

Fansat kanë filluar të mendojnë sërish se Loredana është shtatzënë dhe këtë herë vështirë se mund t’i bind dikush se janë gabim. Shkak është bërë barku i rrumbullakosur i reperes në disa foto e video ku është shfaqur së fundmi dhe sipas tyre nuk bëhet fjalë vetëm për “thjesht bukë”.

Sikundër mund ta shihni në fotot e mëposhtme ata mendojnë se Lori mund të jetë sërish shtatzënë, ndonëse kohët e fundit për shumë VIPa kanë nisur aludime të tilla.

Madje, kujtojmë se në nëntor, qarkulluan të tilla lajme për të, nisur nga një foto që ajo ndau me fansat e saj në Instagram. Mirëpo, në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme.

 

Në fillim të 2019 në një intervistë që dha për  “NIN”, Loredana teksa foli për Hanën u shpreh se në fillim ishte problem kur mësoi se po priste një fëmijë, pasi nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me karrierën e saj.

Ajo bëri fillimisht një plan me Mozzik për të mos i thënë njeriu, por nuk kaluan as 3 javë kur ua treguan të gjithëve që ishte në pritje të ëmbël.

Kam pasur koncerte që kam qenë edhe pse në muaj të shtatë, kam shkuar dhe thoshin “sa qenka trashur, paska bërë pare!”, u shpreh Loredana asokohe.

Dyshja ë 2020 u ribashkuan dhe ndonëse nuk e kanë pranuar me gojën e plotë që janë në krahët e njëri-tjetrit, detajet s’kanë nevojë për shumë zë.

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuencë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Çfarë pushteti kërkon dhe dëshiron VV-ja?

Ngjarja e ardhëshme

Nëse Chelsea do për trajner Julian Nagelsmannin, atëherë duhet të pres deri në verë

të fundit nga