Pas kërcënimit me armë, evakuohet aeroporti i Frankfurtit

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani është evakuuar pas kërcënimeve me armë, raportojne mediat gjermane, transmeton Gazeta Sinjali.

Evakuimi masiv i njerëzve është bërë në terminalin numër një kurse autoritetet e policisë kanë njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion policor atje ndërsa nuk kanë specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë.

Sipas mediave në Gjermani, dy persona kishin lënë një valixhe pa mbikëqyrje e që si pasojë e kësaj ata janë dërguar në paraburgim.

Po ashtu, bëhet e ditur se brenda kësaj valixhe ekspertët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të dyshimtë, edhe pse hamendësohej se mund të ketë lëndë shpërthyese./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Dafina Zeqiri ka zbuluar se kush është frymëzimi i saj më i madh pas nënës

Ngjarja e ardhëshme

​Trepça rikthehet te fitorja

të fundit nga