Pas karantinës, në Izreal bie numri i të prekurve me koronavirus

Pas karantinës, e cila u imponua si pjesë e luftës kundër koronavirusit në Izrael, është vënë re një rënie e shkallës së testeve pozitive në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministirisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë testuar 13.387 persona, prej të cilëvë 887 kanë rezultuar pozitivë.

Kështu, u konstatua se shkalla e rasteve pozitive, e cila u rrit në 15 për qind më 19 shtator, ka rënë në 6,6 për qind. U theksua se kjo është norma më e ulët që nga fillimi i shtatorit.

12 persona të tjerë vdiqën si rezultat i infeksionit me koronavirus, duke e çuar totalin në 1.941.

Sipas të dhënave më të fundit, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 290.003 raste pozitive me COVID-19 në Izrael dhe 225.926 janë shëruar.

Më 18 shtator, qeveria izraelite vendosi një karantinë trejavore në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.



. .

Ngjarja paraprake

Plas debati mes Lulzimit dhe Fjoralbës në studio: Ju bëni si të virgjëra

Ngjarja e ardhëshme

Bill dhe Hillary Clinton sot festojnë 45-vjetorin e martesës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian