Pas grusht shtetit në Mianmar shkarkohen ministrat dhe ndihmësit e tyre

Pas grusht shtetit ushtarak në Mianmar, të kryer me pretendimin se në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 janë bërë mashtrime, nga detyra janë shkarkuar 24 ministra dhe ndihmësit e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e televizionit të ushtrisë së Mianmarit, Myawaddy, administrata ushtarake ka shkarkuar nga detyra ministrat e qeverisë së ish-presidentit Win Myint dhe se në vend të tyre në fazën e parë janë emëruar 11 ministra të rinj.

Në mesin e ministrive ku janë emëruar ministra janë ajo e Thesarit, Shëndetësisë, Informacionit, Punëve të Jashtme, Mbrojtjes, Sigurisë Kufitare dhe Punëve të Brendshme.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Në njoftimin nga media e ushtrisë së Mianmarit thuhet se pas arrestimeve të bëra më 1 shkurt, janë konfirmuar pretendimet rreth grusht shtetit ushtarak, duke njoftuar se vendi tani është nën drejtimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing.

Grusht shteti është kryer për shkak të pretendimeve se janë bërë mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit 2020.

Pas puçit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme ndërsa vendi do të qeveriset nga administrata ushtarake për një vit.

Komisioni zgjedhor më 29 janar përgënjeshtroi pretendimet e ushtrisë se janë bërë mashtrime në zgjedhjet që përfunduan me fitoren e partisë së Aung San Suu Kyi në pushtet.

Ushtria në vend mbështet partinë në opozitë Partia e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet (USDP).



. .

Ngjarja paraprake

Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Ngjarja e ardhëshme

Ish-konkurrentja e Për’puthen flet për “kontratat e frikshme”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian