Pas fotos duke ‘biseduar’ me veten, Basha bën meme për Ramën: Faleminderit për suportin

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një foto ku vendoste veten përballë vetes së tij, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Lideri i PD ka bërë “meme” kryeministrin, duke përdorur të njëjtën foto që hodhi Rama pak më parë në Instagram, ku shfaqej duke “biseduar” me veten.

Kreu i qeverisë pyeste veten se “Kur do të ikësh?”. Ndërsa përgjigja ishte “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.

Nuk kaluan shumë minuta dhe Lulzim Basha replikoi me të njëjtën foto duke ndryshuar vetëm diçiturën.

Në memen e publikuar nga Basha biseda zhvillohet sërish mes Ramës dhe…Ramës.

“-Po ti për kë do votosh?

-Për Bashën”

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Bëri bujë me kërcimin e saj pak vite më parë, balerina e njohur gjendet pa jetë në shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

“Cristiano do të largohet, së shpejti do të gjejë klubin e ri”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian