​Pas fjalimit të Zelensky-t në Kongres, Biden do të jep detaje rreth ndihmës për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden planifikon të detajojë ndihmën e SHBA për Ukrainën në një fjalim të mërkurën, disa orë pasi presidenti i Ukrainës pritet të parashtrojë kërkesa të reja për ndihmë në një fjalim në Kongres.

Presidenti Volodomyr Zelensky ka të ngjarë të bëjë thirrje të reja për hapa si një zonë ndalim-fluturimi dhe të ndihmojë në blerjen e aeroplanëve luftarakë në fjalimin e tij para ligjvënësve. Biden i ka hedhur poshtë këto hapa si potencialisht duke e tërhequr SHBA-në në konflikt me Rusinë, duke sugjeruar se ajo mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore.

Por ai ka për qëllim të demonstrojë mbështetjen që SHBA po ofron dhe do ta detajojë atë në një fjalim të mërkurën, thotë Shtëpia e Bardhë.

Biden iu referua fjalimit në komentet e së martës: “Do të kem shumë më tepër për të thënë për këtë nesër,” tha ai kur nënshkroi një projekt-ligj shpenzimesh.

Duke folur për CNN, zëvendës sekretarja e Shtetit Wendy Sherman tha se Biden do të fliste “për ndihmën e sigurisë që kanë ofruar dhe që po ofrojnë, e cila është e pashembullt në sasi”. 

“Antitanke, antiajrorë, antiblinda, të gjitha llojet e mbështetjen që kanë kërkuar ukrainasit”, tha Sherman.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendosni oriz në fytyrë dhe rezultatet janë të mrekullueshme

Story i radhës

Lufta në Ukrainë/Ja sa raketa kanë lëshuar rusët që nga fillimi i pushtimit

Të fundit nga