Pas fejesës, Kourtney Kardashian zbulon datën e mundshme të martesës me Travis Barker

Pas fejesës së Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë nisur spekulimet mbi ceremoninë e martesës.

Ylli televiziv i tha po bateristit pas një propozimi romantik pak ditë më parë. Spekulimet për datën e martesës nisën pasi Kardashian vjeçari postoi një foto me pranga.

Fansat vunë në dukje se prangat kanë të gdhendur datën 2 Tetor 2022, për të cilën shumë besojnë se është një “çelës” se kur çifti do të lidhë kurorë. Mirëpo, ndërsa disa fansa e shohin postimin si një aluzion për datën e martesës, të tjerë mendojnë se prangat tregojnë jetën e tyre seksuale.

Sipas Us Weekly, çifti i sapo fejuar thuhet se po planifikon të zgjerojë familjen e tyre.

Një burim zbuloi se dyshja duan të kenë një fëmijë bashkë sa më shpejt të jetë e mundur. Kourtney ka qenë në lidhje më parë me Scott Disick për gati një dekadë, me të cilin ka dhe tre fëmijë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Një tjetër mundësi e madhe për Brojën

Ngjarja e ardhëshme

Kupchan: Ballkani të përgatitet për rikthim të angazhimit intensiv amerikan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian