Pas disa polemikave, selektori i Zvicrës ka një përgjigje për Granit Xhakën

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin dhe futbollisti Djibril Sow, folën në konferencë për shtyp para ndeshjes me Portugalinë, e cila  zhvillohet të dielën në orën 20:45, në kuadër të Ligës A të Kombeve.

Sow, ju njihni shumë yje të mëdhenj nga Bundesliga. A ndikon tek ju si lojtar kur luani kundër kundërshtarëve si Ronaldo?

“Është më argëtuese. Unë pata fatin të luaja kundër Ronaldos një herë me Yaung Boys-in. Është gjithmonë bukur të luash kundër më të mirëve në botë”, ka thënë Sow, transmeton media e njohur zvicerane “Blick”.

Nga ana tjetër, Murat Yakin, u pyet për polemikën me Granit Xhakën, nëse ai ndihej rehat në pozicionin e tij?

“Mendoj se nuk duhet të lexoj mes rreshtave pas një loje të ngarkuar emocionalisht.

Unë fola me Granitin, ai tha se deklaratat nuk janë të sakta.

Shpesh lojtarët nuk mund të shohin vlerësimin e tyre, kështu që është e rëndësishme që të diskutojmë dhe analizojmë gjithçka pas ndeshjes”, ka thënë Yakin.

Zvicra ka startuar me humbje, duke u mposhtur në Pragë 2:1 nga Çekia në kuadër të grupin 2 të Ligës A të Kombeve, ndërsa Portugalia u nda baras (1:1) me Spanjën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim Kardashian u përgjigjet atyre që e kritikuan për humbjen e peshës në Met Gala

Story i radhës

Keni plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit për sot dhe nesër

Të fundit nga