Pas debatit me Trump, Biden rezulton negativ për COVID-19

I nominuar për president nga demokratët, Joe Biden, ka bërë të ditur se ai është testuar negativ për koronavirusin e ri (COVID-19), vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Donald Trump po përjeton simptoma të lehta të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Biden njoftoi se ai dhe gruaja e tij, Jill Biden, kanë rezultuar negativ vetëm tre ditë pasi ai u përball me presidentin Trump në debatit e parë presidencial.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja shqetësuese. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë; mbani maskën, respektoni distancën shoqërore dhe pastroni duart”, shkroi Biden. 

Komentet e Biden vijnë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm se Trump është diagnostikuar pozitiv me COVID-19. Më vonë, Shtëpia e Bardhë tha se ai po përjeton simptoma të lehta dhe premtoi për informacione shtesë mbi shëndetin e tij gjatë ditës. 

Vanity Fair raportoi se presidenti po vuan nga ethet dhe kollitjet. 

Shtëpia e Bardhë ka anuluar pjesën më të madhe të ngjarjeve të planifikuara ditore nga orari i presidentit, duke lënë vetëm një telefonatë brenda ditës.

Trump është ndër ata me rrezik më të lartë për pasoja më të tmerrshme shëndetësore të virusit. Në aspektin mjekësor ai konsiderohet i trashë dhe është në moshën 74-vjeçare. Të dy grupet përbëjnë individë me rrezik më të lartë për pasoja të rënda shëndetësore nga koronavirusi. 

Njoftimi i presidentit erdhi disa orë pasi Hope Hicks, një nga ndihmësit më të afërt të presidentit që udhëtoi me të deri të mërkurën në mbrëmje, doli pozitiv për COVID-19.

Trump në vazhdimësi ka minimizuar ashpërsinë e virusit dhe vazhdimisht është shfaqur në publik pa maskë. Shumë nga anëtarët e familjes dhe mbështetësit e tij nuk pranuan të vendosin maska gjatë debatit të mbrëmjes së të martës, duke shkelur rregullat e ngjarjes edhe kur stafi u përpoq që anëtarët e audiencës të mbanin maska në fytyrë.



. .

Ngjarja paraprake

Challandes, kësaj radhe gaboi për Berishën!

Ngjarja e ardhëshme

Kjo këngë redukton stresin me 65%

të fundit nga