Pas borës, pritet që rëra sahariane të ”pushtojë” Shqipërinë

Programi i mbikëqyrjes së Bashkimit Europian “Copernicus” ka regjistruar imazhe të rralla, ku duket një “valë” pluhuri pritet të vijë shumë shpejt edhe në Shqipëri.

Sipas pamjeve të Copernicus, në atmosferë është krijuar një re pluhuri 800 km e gjatë, nga Saharaja në drejtim të Ballkanit dhe vendit tonë.

Copernicus është programi gjeohapësinor i Bashkimit Europian, i cili shikon mjedisin dhe planetin. Ofron shërbime informacioni bazuar në të dhëna gjeoskopike satelitore dhe të dhëna tokësore (jo-hapësinore).

Programi koordinohet dhe menaxhohet nga Komisioni Europian dhe përdor sasi të mëdha të të dhënave globale nga sistemet matëse satelitore dhe tokësore, ajrore dhe detare për të siguruar informacion që ndihmon ofruesit e shërbimeve, autoritetet publike dhe organizata të tjera ndërkombëtare të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Europës.

Ngjarja paraprake

Zgjatet ndalim-qarkullimi në plazhin e Majamit

Ngjarja e ardhëshme

Real Madrid optimist për trofeun e La Ligas dhe Ligës së Kampionëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian