pas bllokimit te tiktok ne shba instagram lancon nje aplikacion rival te capcut 678e54f90ee62

Pas bllokimit të TikTok në SHBA Instagram lançon një aplikacion rival të CapCut

January 20, 2025
1 minut lexim

Shefi i Instagram Adam Mosseri shkoi në rrjetin social Threads ditën e Dielë duke bërë një njoftim tjetër i cili vjen pikërisht në momentin që TikTok u bllokua në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një aplikacion të ri quajtur Edits, një rival i CapCut, dhe është i disponueshëm në App Store.

Vetë Mosseri u shpreh se Edits është “CapCut” por ofron më shumë për krijuesit sesa thjeshtë modifikimin e videove të zakonshme.

Aplikacioni është i listuar “së shpejti” për në Android ndërsa në App Store debuton zyrtarisht më 13 Mars. Përdoruesit mund ta “porosisin” atë.

Mosseri tha se versioni i parë është i papërfunduar dhe se përdoruesit duhet të jenë të durueshëm derisa të finalizohet i tërë me funksionalitetet e parashikuara.

Lajmi vjen pak pasi TikTok tha se do të rikthehej online në SHBA. CapCut ende nuk është live por TikTok po.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qytetaret me mendime te ndryshme se kush do ti fitoj zgjedhjet e 9 shkurtit 678e522a09c91
Story i mëparshëm

Qytetarët me mendime të ndryshme se kush do t’i fitoj zgjedhjet e 9 shkurtit

mickoski ne takime pune ne shba ne fokus mundesia per investime ne vend 678e54fe0275f
Story i radhës

Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend

Të fundit nga

ShkoLartë