Pas aktorit turk, moderatorja shqiptare e sportit magjeps edhe grekët

Moderatorja e njohur sportive shqiptare, Eva Murati, e cila drejton kryesisht gjatë mbrëmjeve kur luhet Champions League, tërheq vëmendjen e të gjithëve edhe me bukurinë e saj.

Eva Murati, 25-vjeçarja, u bë lajm pasi tërhoqi pak kohë më parë vëmendjen e një aktori të njohur turk.

Më pas ajo zbuloi se cili është futbollisti shqiptar që i pëlqen më shumë, kur tha emrin e Erion Bogdanit.

Përveç se në Shqipëri, Eva Murati ka tërhequr së fundmi vëmendjen edhe në Greqi, teksa mediat e këtij vendi i kanë kushtuar edhe një lajm.

Gazeta “Protothema” e krahason moderatoren shqiptare me Dileta Leotën, gazetaren e njohur të sportit në Itali, për nga pamja fizike dhe madje i bëri edhe biografinë moderatores në artikull.

Image
Image
Ngjarja paraprake

“Nisma 17+1”, Ekspertët: Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm

Ngjarja e ardhëshme

CR7 punon për një De Ligt 2, nis bisedat me yllin e Spanjës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian