Pas aksionit në disa ‘mobil shop’ të Prishtinës, ATK-ja dhe Dogana sekuestrojnë mall pa dokumentacion

Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të informalitetit.

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion.

Po ashtu, gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës. 

Ngjarja paraprake

Intervista e parë e Alexei Navaly që kur është liruar nga spitali, tregon sesi ende i dridhen duar nga efektet e helmimit me noviçok

Ngjarja e ardhëshme

KRRE dhe Oda Ekonomike së bashku do të punojnë në propozimin për ndryshimin e Ligjit për ndërtime në pjesën e ngrohjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian