pas acarit vijne rrebeshet e shiut ja si do te jete moti per javen qe vjen 678d67a8e1b73

Pas acarit vijnë rrebeshet e shiut, ja si do të jetë moti për javën që vjen

January 19, 2025
1 minut lexim

Pas një jave me temperatura të ulëta, java që vjen do të karakterizohet nga reshjet e shiut dhe borës në vendet malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e hënë moti do të jetë me diell, por më pas gjithçka do të ndryshojë, duke sjellë mot me stuhi shiu dhe dëborë.

Parashikimi i motit:               

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell pothuajse gjatë gjithë javës!

•Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqendruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites.

Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërprerje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën në relievet e larta malore në veri-verilindje-juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

•Ditën e enjte pritet që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente vetëm në veri të vendit, me intensitet të ulët.

•Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin e lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpasherëshme.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Image

Parashikimi i motit

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbeshtetja nga faktor i jashtem dhe dialogu i ndershem mes dy paleve parakushte per ndryshimin e qendrimeve bullgare per ndryshimet kushtetuese 678d62dda3a1b
Story i mëparshëm

Mbështetja nga faktor i jashtëm dhe dialogu i ndershëm mes dy palëve, parakushte për ndryshimin e qëndrimeve bullgare për ndryshimet kushtetuese

gjendja shperthyese ne beograd avokati shqiptar me deklarate te forte koha e shqiptarise erdhi ja thirrja per kurtin osmanin 678d710758252
Story i radhës

Gjendja ‘shpërthyese’ në Beograd, avokati shqiptar me deklaratë të fortë: Koha e shqiptarisë erdhi – ja thirrja për Kurtin, Osmanin…

Të fundit nga

Adelina Tahiri joshëse në të kuqe

Adelina Tahiri është një nga artistet që shumë herë komentohet për stilin e saj unik e luksozë. Adelina, së fundmi befasoi të gjithë me fustanin e kuq. Ajo që morri gjithë vëmendjen
ShkoLartë