Pas 7 vitesh betejë ligjore, vajza e fshehtë e mbretit belg merr zyrtarisht titullin “Princeshë”

Vajza e jashtëligjshme e Mbretit Albert II të Belgjikës, Delphine Bowl ka fituar të drejtën e titullit mbretëror, dhe tani mund të quhet zyrtarisht si Princeshë e Belgjikës. Sipas Gjykatës së Apelit në Bruksel skluptorja 52-vjeçare do të zotrojë të drejta të barabarta me tre vajzat e tjera të mbretit.

Ajo padinë e saj e ka nisur në vitin 2013, me pretendimin se Mbreti ka pasur marrëdhënie seksuale me nënë e saj në vitin 1968. Mbreti i cili këtë deklaratë e mohoi për 7 vite rresht, e ka panuar në janar të këtij viti se është babai biologjik i Boël.

“Ajo është shumë e lumtur për vendimin që i jep fund një procedure të gjatë e të lodhshme për të dhe familjen”, tha avokatja e saj.

Mbreti Albert II në vitin 2013 në moshën 79-vjeçare hoqi dorë nga froni për arsye shëndetësore duke ja lënë fronin të birit Philippe. Ndërsa zërat për fëmijën jashtëmartesore kanë nisur që të vitin 1999.

Ngjarja paraprake

Ministri Bekteshi në hapjen e qendrës së re distributive në Saraj

Ngjarja e ardhëshme

Lideri i Koresë së Veriut i dërgon mesazh solidarizimi presidentit amerikan Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian