Pas 40 orëve punë, rikthehet furnizimi me ujë në këto lokacione të Pejës

Hidrodrini ka njoftuar se është sanuar përkohësisht gypi për ujin e pijes në Pejë.

“Pas përpjekjeve dhe punës 40 orëshe të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’ është arritur që të kthehet furnizimi me ujë për konsumatorët e objekteve banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Dervish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’.

Konsumatorët në fjalë janë të lutur që ujin mos ta përdorin për pije, tani edhe një orë pas rikthimit të furnizimit.

Zgjidhja e problematikës tejet serioze në Gypin Distributiv 280 mbetet e përkohshme dhe sanimi I tërësishëm i saj do të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim porse konsumatorët gjatë kësaj periudhe nuk do të mbeten pa furnizim.”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Helga Vukaj denoncon publikisht databazën e PS me të dhënat e qyetarëve

Ngjarja e ardhëshme

​Real Madridi zbarkon në “Anfield” në kërkim të gjysmëfinales, formacionet zyrtare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian