Pas 28 vitesh, Siniçani bëhet me ujë të pijshëm

Banorët e Siniçanit, pas më shumë se dy dekada bëhen me ujë për pije. Në çezmat e tyre rrjedh ujë i siguruar nga burimet e Sharrit. Projekti i filluar si nismë e banorëve të fshatit Siniçan, që u përkrah nga komuna e Bogovinës fillimisht ishte penguar nga banorët e fshatit Urviç dhe Institucionet të cilat kërkonin hartimin e një projekti, që më pastaj të vazhdojnë punimet. Ngërçi u zgjidh në bisedime mes pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv.

Muaj të tërë kemi bë gjithë këto përpjekje për të arritur deri në këtë momente finale që sot të lëshojmë ujin e pijshëm për vendbanimin Siniçan. Ka qenë një rrugëtim i gjatë i ëprbashkët me mediat ne si komunë dhe banorët e Siniçanit për të arritur një qëllim të caktuar. Mendoj se shumë dilema keqkuptime që u krijuan rreth kësaj ngjarjeje u sqaruan më në fund, dhe me një vendim të gjykatës se kreu i komunës ka punuar ka punuar në bazë të rregullave sepse flitej për kohë pandemie dhe nuk kishim kohë andaj duhej të punojmë në terren. Vendbanimi Siniçan nga sot e në vazhdimësi do të ketë ujë për pije- deklaroi Albon Xhemaili. Kryetar i komunës së Bogovinës.

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Reagon menaxheri i Ermal Krasniqit: Asistuesi më i mirë në Superligë nuk ftohet te Kosova U21

Ngjarja e ardhëshme

‘As armikut nuk i urohet katandisja në atë gjendje’, Rama ironizon keq presidentin nga Durrësi: Çfarë do nga ju Ilir Meta? Mos do …

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian