Pas 21 vitesh Apple vendos të braktisë produktin që revolucionarizoi të dëgjuarit e muzikës

Apple ditën e sotme njoftoi se zyrtarisht do të tërhiqte nga shitjet iPod Touch, një aksesor i vjetruar i cili është zëvendësuar nga iPhone dhe iPad.

Apple tha se eliminimi i iPod Touch vjen si rezultat i produkteve të tjera në linjën e iPhone që ofrojnë funksionalitete edhe më të avancuara.

Ka qenë pajisja e fundit e linjës iPod që nuk është përditësuar që nga muajit maj 2019, ose tre vite më parë.

Shefi i marketingut të Apple Greg Jowiak tha se shpirti i iPod jeton në produktet e tjera të Apple.

Kompania prezantoi iPod në Tetor të 2021, 21 vite më parë dhe përbënte një pajisje revolucionare e cila vendosi në xhepin e miliona fansave të Apple mijëra muzikë.

Apple solli disa versione si iPod Shuffle, iPod nano dhe iPod touch por gradualisht pajisja i përkiste më shumë të shkuarës.

Gjenerata e 7-të e iPod Touch kushton 199 dollarë me ekran 4-inç, buton standard Home dhe çip A10. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Vdes presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Kravchuk

Story i radhës

Ademi: Për çfarëdolloj ndryshimi apo plotësimi të Kodit zgjedhor nevojitet konsensus ndëretnik dhe ndërpartiak

Të fundit nga