partneriteti i qsut me spitalin e izraelit rama thirrje mjekeve lerini menjane emocionet feminore se kush jam une dhe kush je ti 67938ec24fe48

Partneriteti i QSUT me spitalin e Izraelit, Rama thirrje mjekëve: Lërini mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti!

January 24, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar partneritetin mes QSUT dhe spitalit izraelit Sheba Medical Center një “mundësi të artë” për bluzat e bardha të Okologjikut.

Kreu i qeverisë, gjatë një takimi me mjekët në QSUT, u shpreh se bluzat e bardha do të kenë mundësi që të jenë të pranishëm gjatë ndërhyrjeve të trajtimit të fëmijëve në raste shumë të rënda nga SHEBA Medical Center.

“Këto ndërhyrje do të bëhen me përfshirjen edhe të mjekëve të QSUT, do të jenë aty të pranishëm për të parë, mësuar dhe rritur në aspektin profesional”, theksoi kreu i qeverisë.

Më pas shtoi: “Shpresojmë të jetë mundësia e artë për kopshtin pa drekë të stafit të Onkologjikut që të lërë mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti dhe të angazhohet plotësisht”.

Edi Rama: Nga ana tjetër, ndihma direkt për pacientë të caktuar duke pasur parasysh nevojën për një trajtim që duhet bërë gjetkë.

Nuk është çështje e Shqipërisë dhe QSUT, por ka ndërhyrje qe mund të bëhen në shumë pak vende të botës. Jam mirënjohës SHEBA për rastet e rënda të trajtimit të fëmijëve që kërkojnë ndërhyrje super të specializuar dhe këto ndërhyrje do të bëhen me përfshirjen edhe të mjekëve të QSUT, do të jenë aty të pranishëm për të parë, mësuar dhe rritur në aspektin profesional.

Kemi të gjitha arsyet të besojmë se me këtë partnership, shpresojmë të jetë mundësia e artë për kopshtin pa drekë të stafit të Onkologjikut që të lërë mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti dhe të angazhohet plotësisht, profesionalisht se kur vjen puna individualisht të gjithë janë profesionistë që nuk mund ti vendosësh në dyshim.

Por një skuadër që siç doli në pah hyri në një përçartje shumë shqetësuese dhe e them këtë sepse është e rëndësishme që të gjithë t’i bashkohen këtij projekti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

MICKOSKI GRENELL
Story i mëparshëm

Mickoski: Vizita në SHBA ishte e dobishme dhe frytdhënëse

HRISTIJAN MICKOSKI
Story i radhës

Mickoski: Çështja maqedonase nuk do të mbyllet derisa të bëhet anëtarësimi i plotë në BE

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë