Partneri i Genta Ismajlit paralajmëron këngën e saj me dedikime dashurie për të

Genta Ismajli po sjell projektin e ri muzikor.

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës shqiptare.

Bisnezmeni turk nuk dështon ta befasojë këngëtaren shqiptare thuajse çdo ditë me dhurata apo dedikime dashurie, dhe kështu ka vepruar së fundmi ai.

Në llogarinë e tij zyrtare ai ka publikuar në Instagram disa imazhe të këngëtares shqiptare, duke i dedikuar fjalë të bukura në gjuhën shqipe.

“Ti më merr frymën”, shkroi ai poshtë një imazhi , ku Genta shfaqej mjaft atraktive me flokë bionde dhe një grim mjaft të veçantë.

Më pas, ai publikoi edhe një postim ku shfaqej shkronja ‘G’ si një logo, të cilën ai e quajtur “Logoja ime e dashurisë ”.

Postimi i tij i fundit përfshinte një imazh të fytyrës së këngëtares, ku shkruhej “së shpejti” teksa mbishkrimi ishte “Të dua shumë”.

Ngjarja paraprake

Erdoğan lidhur me zhvillimet në Armeni: Jemi kundër të gjitha llojeve puçeve

Ngjarja e ardhëshme

Dy aksident tragjike në Vlorë dhe Tiranë, ndërron jetë e mitura dhe një 60-vjeçare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian