Partizani-Vllaznia duel titulli, Tirana e Shehit për kthesën në Fier

Dy sfida rivalësh, që pretendojnë për titullin dhe një duel ky kërkohet ringritja pas rezultateve të dobëta. Java e 17 e Superiores, mbyllet sot me tri takime që do të zhvillohen në aksin Laç-Elbasan-Fier, në dy orare të ndryshme. Në orën 13:45 do të luhen Apolonia – Tirana dhe Laçi Teuta, ndërsa në 16:45, në “Elbasan Arena” Superiore do të ndizet me superpërballjen e rivalëve për titull, Partizani-Vllaznia, shkruan supersport.

Apolonia-Tirana (13:45): Orges Shehi, trajneri i ri i bardhebluve, i cili zëvendësoi Nevid Deden, ndoshta është me fat që në sfidën e debutimit do të ketë përballë Apoloninë. Sigurisht, respekt maksimal për ekipin fierak, që tenton të lërë gjurmë me futbollit tij, por diferencat në organikë anojnë djeshëm nga bardheblutë. Apolonia do të bëjë të pamundurën që të marrë sa më shumë pikë në “Loni Popuçiu”, ku për herë të fundit u mposht 1-3 nga Kukësi.

Laçi-Teuta (13:45): Ekipi durrsak, i treti në klasifikim vetëm falë golaverazhit më të dobët se Partizani, është para një provë të vështirë, pasi do të këtë përballë një rival mjaft të fortë, i ndërtuar për objektiva të rëndësishëm, por që ka patur luhatje të vazhdueshme në rezultate. Laçi ka grumbulluar 24 pikë dhe një triumf në këtë përballje do të arrinte durrsakët. Suksesi i fundit 0-1 në fushën e Tiranës e ndryshuar atmosferën në kampin kurbinas, ku kërkojnë me çdo kusht të vijojnë me fitoret. Edhe statistikat janë në favor të kurbinasve, që në 5 përballjet e fundit me “Djemtë e Detit” ka fituar tri e barazuar 2 përballje. Gjithsesi, ndeshja e sotme është histori e re dhe e kaluara ka pak rëndësi.

Partizani-Vllaznia (16:45): “Ajka” e javës së 17-të është pa dyshim përballja e “Elbasan Arenës” mes kryesuesve shkodrane dhe të kuqve, ndjekësve më të afërt. Një duel klasik mes dy ekipeve të traditës që gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e opinionit futbollistik në vend.

Në duelin e fazës së parë, në “Loro Boriçi”, vendosi goli i Dilaver në fundin e sfidës, sukses ky që u dha mundësinë kuqebluve të krijonin një shkëputje të ndjeshme ndaj rivalëve. Partizani ka ndryshuar shumë në pak javë dhe sigurisht e pret me tjetër autoritet Vllazninë.

Përfundimi i dënimit të Çinarit, suksesi në derbi, afrimi i Stenio Junior dhe Ferhan Hasanit në sulm, të gjitha këto zhvillime kanë rritur kuotat e të kuqve për fitimin e titullit kampion. Ndaj rezultati i takimit Partizani-Vllaznia mund ta ndezë edhe më shumë garën, duke përfshirë në “vorbull” edhe ekipet të tjera.

Ngjarja paraprake

Lushtaku: Polaci, Marina e Krysheci të mobilizuar për fitoren e PDK-së

Ngjarja e ardhëshme

Gashi publikon pak nga kënga e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian