Partizani largohet nga kryeqyteti

Sezonin e ri futbollistik Partizani i trajnerit Ilir Daja e nis me turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku sipas shorit, të kuqtë presin Ilirinë e Fushë-Krujës, që këtë edicion do të militojë në Kategorinë e Parë.

Kupa nis me ndeshje teke dhe Partizani është pritës.

Ndaj Ilirisë do të luhet më 1 nëntor dhe me shumë mundësi Partizani do të zgjedhë stadiumin e qytetit të Librazhdit për të pritur Ilirinë, pasi ka krizë terrenesh në kryeqytet.

Të kuqtë mund të luanin këtë raund në komplekset me bar sintetik, por dihet se dëshira e trajnerit është fusha me bar natyral. Në rast kualifikimi, në tyrin e dytë Partizani i bie të përballet më 12 nëntor me fituesin e çiftit Apolonia-Turbina.

Ngjarja paraprake

Brooklyn uroi me fjalët më të bukura Nicola-n për përvjetorin e parë!

Ngjarja e ardhëshme

Kapet dileri në Serbi: Policët e rrethojnë makinën dhe menjëherë e nxjerrin vozitësin!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian