Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që prek ndjenjat e një pjese të qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj të tretë.

Dihet qartë se
motivi për të jetuar dhe ngritur mirëqenien e jetës kërkon një shtytje nga
brenda vetë qenies njerëzore, dhe target i asaj pike të ndjeshme për t’u atakuar
është bërë nga disa politikanë duke mos lënë anash edhe subjektet politike në
vendin tonë por edhe në Shqipëri.

Një nga mënyrat
që një njeri t’a bësh të marrë një vendim apo veprim add hoc është rikujtimi
apo ngjallja e ndjenjës së mirë që ka kaluar në ndonjë pjesë të jetës së tij,
duke e futur atë të lojën tënde pa e kuptuar qëllimin.

Nostalgjia për
një jetë të kaluar, për një sfidë, një veprim, mbrëmje të këndshme familjare
apo edhe më gjerë, takime me personalitete nga më të ndryshmet, udhëtimet, varfëria
e përgjithshme e pjesës dërmuese të qytetarëve, vizitat më të shpeshta mes
familjarëve, ecja e gjatë për një arsye apo tjetër si mungesë e transportit,
takimet me shokë e shoqe të niveleve të ndryshme të shkollës e kështu me radhë
deri te pjesa e fundit e dy decenieve të kaluara që qytetarët kanë kaluar nëpër
shumë sfida, që disa i kanë vërejtur e disa nuk e kanë pasur as idenë se qfarë
po ndodhë në politikat e ndyta të servuara nga shumë politikanë të padenjë,
duke i rikujtuar ngjarje nga e kaluara se: (si ishte dhe qfarë kishin bërë, si
i kishin thënë, si e kishin kaluar një ditë apo kohë më të gjatë e shumë të
tjera si këto), ishin dhe do të jenë pjesë e përdorimit së qeljes së temave
politike, duke i rënë rreth e përqark qëllimit ku synohet, duke mashtruar dhe
hutuar qytetarët për të mbajtur veten e tyre në pozitat ku janë.

Duke përdorë në
vazhdimësi nostalgjinë vërehet qartë edhe përsosshmëria e përdorimit të saj si
“armë pa zhurmë” nga politika kosovare dhe ajo shqiptare.

Luajtja apo
manipulimi me nostalgjinë, duke përdorur atë gjatë takimeve me qytetarë në
takimet e vogla duke u shtuar premtimet si mbulesë të saj, e deri te fushatat e
zgjedhjeve, që si objektiv kanë pjesën e qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj
të tretë, e cila përbën pjesën më të madhe të votuesve stabil dhe lojal, është
njëra nga pikat e nxehta dhe dëshirë edhe e tyre që t’i rikujtosh një ngjarje
apo ndodhi që pak a shumë lidhet me jetën politike dhe publike, dhe ata
duartrokasin pa e ditur se kjo paraqitje e tyre sështë gjë tjetër përveç se
edhe një mashtrim i radhës.

Qytetarëve tanë
asgjë nuk i bën dobi përveç programeve zhvillimore, ideve dhe projekteve të
përbashkëta, ngritja e nivelit të jetesës, standardizimi dhe ofrimi i kushteve
për arsimim, shëndetësi koherente, ngritje të cilësisë edhe në fushën e
mbrojtjes siç është policia dhe ushtria, ligjëvënësit duhet kaluar kritere për
t’u ulur në ndenjësen e parlamentit, ministrat e zëvendësministrat e duke
shkuar deri te shëbyesi më i vogël i hierarkisë së shtetit duhet ditur se një
ditë do të japin llogari jo vetëm para qytetarëve por edhe para zotit, andaj
luajtja me ndjenjat qytetare duke mashtruar vazhdimisht me “topin e
nostalgjisë”, nuk është gjë tjetër veç se mashtrim, dhe qytetarët duhet
një herë e përgjithmonë të kuptojnë se pa programe zhvillimore të qarta, pa ide
me standarde nuk do të ketë ecje përpara.

Me nostalgji nuk
ndezet motori zhvillimor, por ndezet përkohësisht motori i brendshëm njerëzor!

Ngjarja paraprake

Shkollat e mesme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë kalojnë në mësim online

Ngjarja e ardhëshme

Burri që i doli përballë Serbisë! Abdullahu: Kjo është fotoja ime e fundit me babën...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian