Partia sudaneze: Marrëveshja me Izraelin të aprovohet në parlament dhe jo nga qeveria kalimtare

Një parti politike sudaneze ka bërë thirrje për miratimin e marrëveshjes së normalizimit me Izraelin nga një parlament i zgjedhur dhe jo nga qeveria kalimtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Partia Kombëtare Umma tha se lideri i saj Sadiq al-Mahdi të dielën u takua me kreun e Këshillit Kalimtar të Sovranitetit, gjeneral lejtnant Abdel Fattah Al-Burhan, me çka ata diskutuan për normalizimin me Izraelin.

Al-Mahdi tha se mbështetja e vazhdueshme e partisë për qeverinë kalimtare do të vazhdojë me kusht që çështja e normalizimit t’i referohet “një parlamenti të zgjedhur”.

Sudani vendosi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pasi presidenti amerikan, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv të premten për të hequr vendin verilindor të Afrikës nga lista e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të sponsorëve të terrorizmit. Marrëveshja u shpall në një telefonatë të Trumpit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Më 21 gusht të vitit 2019, faza kalimtare filloi në Sudan për një periudhë prej 39 muajsh, pas së cilës zgjedhjet do të mbahen në fund të vitit 2022. Gjatë fazës kalimtare, pushteti po ndahet nga ushtria dhe Koalicioni për Liri dhe Ndryshim, udhëheqës i protestave popullore.



. .

Ngjarja paraprake

Koronavirusi mbyll për dy javë kopshtin në Peqin, 6 edukatore me Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Skandali i derbit të madh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian