PARTIA PARA SHTETIT

Lëvizja Vetëvendosje e paska mbajtur liderin e vet si bartës të listës zgjedhore përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim është tregues i qartë se kjo parti politike konsideron se vendimet e veta kanë epërsi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mbi këtë bazë, slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje duhet të jetë PARTIA PARA SHTETIT.

Ata/o që nuk e kuptojnë këtë slogan mund të pyesin në Shqipëri si përfundoi kjo “ide shtet-ndërtuese” para 30 viteve.

Një gjë duhet t’ia njohim kësaj partie politike.

Na ka paralajmëruar saktë për regjimin që do ta instalojë në vend pas zgjedhjeve. Nuk mund të thuhet se erdhi në pushtet me premtime tē rrejshme të demokracisë liberale.

Rrjedhimisht, nëse idetë e kësaj partie politike realizohen deri në fund brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, këto zgjedhje mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të Kosovës si demokraci kushtetuese.

Ngjarja paraprake

Gjuzi i thotë jo vaksinës: Nuk bëj eksperiment me trupin, ja sa e kam temperaturën sa herë futem në Kuvend

Ngjarja e ardhëshme

Rreziqet e piercing-ut!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian