Partia boshnjake nuk hyn në qeverinë e Malit të Zi, çka thotë Abazoviqi?

Këshilli kryesor i Partisë Boshnjake ka vendosur unanimisht në seancën e djeshme që të mos hyjë në qeverinë e re të Malit të Zi të Zdravko Krivokapiqit.

– Për shkak të qasjes së ndryshme dhe dallimeve të caktuara ideologjike me disa anëtarë të qeverisë së re për çështje të rëndësishme shoqërore në Mal të Zi, dhe qëndrimeve ndaj popujve pakicë si në programet e kaluara dhe ato aktuale politike, Këshilli kryesor i Partisë Boshnjake vendosi që në këtë moment politik nuk duhe të jetë anëtare e  qeverisë së ardhshme – shpjeguan nga ajo parti.

Sipas Partisë Boshnjake, Këshilli kryesor, me vendim unanim, mbështeti përcaktimin që kjo parti të mbetet entitet politik i pavarur dhe autentik, përfaqësuese e interesave politike të popullit boshnjak dhe qytetarëve të tjerë.

– Partia Boshnjake mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit dhe reformave demokratike. Ne do të mbështesim të gjitha proceset që synojnë integrimin evropian, rrugën pro-perëndimore, forcimin e institucioneve, përmirësimin e pozitës dhe statusit të boshnjakëve, në sferën politike, ekonomike dhe sociale – thuhet në deklaratë, transmeton Pobjeda.

Ata thanë se do të ishte partner i të gjitha forcave demokratike – si nga qeveria ashtu edhe nga opozita – të cilat i kanë këto qëllime dhe do të mbështesin të gjitha zgjidhjet ligjore në atë drejtim.

Siç njoftuan ata, Partia Boshnjake do të monitorojë nga afër të gjitha ngjarjet pasuese dhe do të mbështesë të gjitha proceset pozitive dhe të reformave.

Kreu i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendimi i Partisë boshnjake për të mos hyrë në qeverinë e re ka qenë e pritur për të, por se ai respektoi mendimin ndryshe të anëtarëve të Këshillit Kryesor të Partisë boshnjake për t’iu përgjigjur negativisht ftesës së sinqertë.

Ai, si mysafir në Televizionin Vijesti, theksoi se vendimi është legjitim dhe se ka ende mundësi për bashkëpunim.

“Qeveria e re do të ketë boshnjakë dhe shqiptarë. Askush nuk e ka “tapinë” të përfaqësojë popuj të caktuar. Të gjitha partitë e pakicave mbeten të shtrira,” theksoi ai.

Ngjarja paraprake

Greqia kërkon të mbyllë sa më shpejt çështjen e detit, ministri i Jashtëm Dendias nesër në Tiranë

Ngjarja e ardhëshme

Thyhet rekordi i futbollistit më të vjetër në botë, një 74-vjeçar futet në librin Guinness

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian