Parkingun e Vodnos gjatë fundjavës e kanë shfrytëzuar 419 automjete

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Parkingun e Vodnos gjatë fundjavës e kanë shfrytëzuar 419 automjete sipas numrit të SMS porosive të dërguara, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme që të mundësohet rekreacion i sigurt i këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingu i qytetit” vendosën parkim zonë në vendparkimet në Vodno të Mesme.

parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe për fundjava nga ora 09:00 deri në ora 16:00. Çmimi për orën e parë kushton 100 denarë, ndërsa për çdo orë të ardhshme  – 50 denarë.

Në vendparkimet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informuese. parkimi është falas për personat me handikap, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi në gjelbërim sanksionohet.

“Qyteti i Shkupit apelon deri tek qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit. fb/

Ngjarja paraprake

Pa ujë një pjesë e Çairit

Ngjarja e ardhëshme

Përkrahje ndërkombëtare për projektin për KOVID-19 të Klinikës për hematologji

të fundit nga