Parisi rrezikon të izolohet sërish shkaku i rritjes së rasteve

Nisur nga java e ardhshme, Parisi rrezikon të izolohet sërish pasi qeveria franceze deklaroi se pandemia po përkeqësohej në kryeqytet.

“Prej ditës së djeshme, Parisi ka kaluar pragun që e vendoste atë në kategorinë e alarmit maksimal,” u shpreh, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran.

Duke folur nga spitali, Bichat-Claude Bernard, Veran tha se nëse “rritja e rasteve” konfirmohej edhe në ditët në vijim, “ne nuk do të kemi asnjë zgjidhje tjetër veç vendosjes së Parisit dhe periferisë së tij më të afërt, në kategorinë e alarmit maksimal sa më shpejt të hënën.”

Sipas, Ministrisë Franceze të Shëndetësisë, ky nivel alarmi nënkupton mbylljen e restoranteve, bareve dhe të gjitha institucioneve të tilla si kinematë dhe muzetë, përveç rasteve kur ato kanë protokolle të rrepta, dhe mbylljen opsionale të plazheve dhe zonave të liqenit.

Shumë pronarë biznesesh në Paris kanë frikë nga ndikimi afatgjatë i kufizimeve dhe kanë protestuar kundër tyre, por qeveria duket e vendosur.

Teksa rastet ditore në Europë janë në rritje, shtetet po marrin masa dhe po vendosin kufizime që tentojnë të parandalojnë përhapjen e Covid-19.

Ngjarja paraprake

​Fshati Krajk me aneks të ri shkollor modern dhe të përshtatshëm për edukim cilësor

Ngjarja e ardhëshme

Antikorrupsioni ka hapur lëndë për keqpërdorime të fondeve të BE-së dhe për shkelje të ligjit gjatë emërimit të drejtorëve në FSSHM

të fundit nga