Paris Saint Germain dëshiron të mbaj akoma në skuadër portierin italian Gianluigi Donnaruma.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë drejtori parisien Luis Campos.
Ai ka thënë se janë duke punuar për rinovimin e kontratës me italianin.
“Po punojmë për të zgjatur kontratën me Gigio Donnarumma. Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar”, theksoi ai.
Donnaruma është pjesë e Parisit që nga viti 2021.
Burimi: botasot.info