Paris Hilton shpërndan imazhe të realizuara në moshën 18-vjeçare: Mund të shoh dhimbje në sytë e mi

Paris Hilton u përfol në masë të madhe, pasi realizoi dokumentarin “This Is Paris”.

Në të ajo kishte shfaqur një pjesë të errët të jetës së saj, ku gjatë fëmijërisë ajo zbuloi se ishte abuzuar emocionalisht dhe fizikisht, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, bukuroshja bionde ka zgjedhur që në një postim në rrjetin social Instagram, të shpërndajë një imazh të realizuar në moshën 18-vjeçare.

Po e njëjta është disa javë pasi ajo u kthye në New York, pas të gjitha vështirësive në të cilat kishte kaluar.

“Mund të shoh dhimbje në sytë e mi”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po ashtu Paris ka cituar shumë herë se po mundohet ta mbyllë atë kapitull të jetës, duke mos kthyer kokën mbrapa.

Ndërkaq, Hilton pas këtyre ngjarjeve thotë se ka përjetuar depresion, insomnia dhe ëndrra të frikshme gjatë natës.

Image
Ngjarja paraprake

Musk jep 100 milionë dollarë për këdo që zhvillon këtë teknologji

Ngjarja e ardhëshme

Miti si realitet dhe si gënjeshtër

të fundit nga