Paratici po punon të sjellë yllin spanjoll tek Juventu si lojtar i lirë

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici po punon për të sjellur në skuadër një transferim të lirë por që ka kualitet.

Fjala është për mesfushorin e Manchester United, Juan Mata, i cili do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme dhe sipas “Calciomercato.com”, spanjolli mund ta ndërprejë kontratën me United dhe të kalojë në “Allianz Stadium” me parametra zero.

Mata i cili është 32 vjeçar, pëlqehet edhe nga PSG dhe Valencia, por destinacioni i tij mund të jetë Torino.

Juventus është duke kërkuar të shtojë më shumë kreativitet ne ekip, prandaj Mata është një objektiv cilësor për ta.

“Skuadra jonë është kompetitive, jemi të kënaqur me lojtarët që kemi. Sigurisht është afati kalimtar i hapur dhe ne do të shohim ndonjë mundësi të mirë, nëse do të duhet të përfitojmë nga një situatë do ta bëjmë, por pa u nxituar”, përfundoi Fabio Paratici.

Ngjarja paraprake

Interi arrin marrëveshje me Real Madridin për të vonuar pagesën për kartonin e Achraf Hakimi

Ngjarja e ardhëshme

Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit

të fundit nga