parashikimi i motit si do vijojne temperaturat pergjate dites 67a06958d18ab

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

February 3, 2025
1 minut lexim

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore.

Parashikohet që orët e pasditjes dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ; duke sjellë në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gerta flet pas incidentit nuk kam per qellim te demtoj syte e gjestit 67a05fbd48abc
Story i mëparshëm

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

historia e asllan rezniqit shqiptari qe shpetoi hebrenjte 67a072bb9fe3d
Story i radhës

Historia e Asllan Rezniqit, shqiptari që shpëtoi hebrenjtë

Të fundit nga

ShkoLartë