Parashikimi i motit, Shqipëria nën kthjellime dhe rritje temperaturash

Në një intervistë për Euronews Albania, meteorologu pranë ‘Meteoalb’, Hakil Osmani tregoi se moti do të vijojë me reshje shiu por duke filluar nga e mërkura dhe deri në fundjavë pritet një mot i qëndrueshëm.

Kthjellimet do të dominojnë territorit shqiptar me vranësira të herëpashershme të përqendruara në zonat lindore.

Zonat malore do të vijojnë të kenë prezente dhe reshjet e borës ndërkohë që sa i takon vlerave termike nga dita e enjte e në vazhdim edhe në fundjavë do të kemi rritje të temperaturave.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në po të njëjtën situatë, me kthjellime që pritet të vijnë nga dita e martë e në vazhdim, gjë që nënkupton dhe një rritje të temperaturave edhe në dy shtetet fqinj.

Ngjarja paraprake

Burri më me fat, fiton për herë të gjashtë lotarinë

Ngjarja e ardhëshme

Spitali i Gjakovës njofton për vdekjen e laborantit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian