parashikimi i motit per sot me shi dhe temperatura shenojne ulje 66e5251be0f6e

Parashikimi i motit për sot, me shi dhe temperatura shënojnë ulje

September 14, 2024
1 minut lexim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në disa vise priten edhe intervale kohore me diell sidomos në jugperëndim të vendit. Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme.

Në veri do të fryjë veriu dhe verilindja, ndërsa në jug pritet të vazhdojnë erërat jugperëndimore, pra Kosova do të jetë pikëtakim i këtyre masave ajrore që vijnë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos në veri të vendit, pastaj krejt vonë në tërë Kosovën.

Temperaturat maksimale deri në 24 gradë Celsius në Dukagjin, dukshëm më të ulëta në Rrafshin e Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në disa rajone nganjëherë mund të ketë edhe intervale kohore me diell.

Priten reshje intensive në disa rajone, por pa ndonjë rrezik të madh. Gjatë natës sonte në malet e larta të Malit të Zi mund të fillojnë reshjet e borës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te henen kuvendi i kosoves shenon diten e demokracise 66e52030c7f26
Story i mëparshëm

Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

mianmar nuk gjen qetesi pas tajfunit yagi goditet nga permbytje masive dhjetera te vrare e qindra mijera te zhvendosur 66e52ad7eea42
Story i radhës

Mianmar nuk gjen qetësi, pas tajfunit Yagi goditet nga përmbytje masive, dhjetëra të vrarë e qindra mijëra të zhvendosur

Të fundit nga

ShkoLartë