Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, do të ketë reshje bore

19.03.2021 – Mbetet ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Orëve të pasdites dhe mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore dhe shiu. Në vise malore priten kohëpaskohe reshje të dobëta bore. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 8C, e në vise malore -7C deri 0C.

Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-5m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në kushte të qetësisë kalon në vlera të dobëta.

20.03.2021 – Ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore dhe shiu, të cilat më vonë gjatë ditës shndërrohen në reshje bore. Në zona malore reshjet e borës do të jenë më intenzive.

Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 6C, e në vise malore -6C deri -2C. Erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 1. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Ngjarja paraprake

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Ngjarja e ardhëshme

Lulja ndan momentin kur Meda ia prek të pasmet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian