Parashikimi i motit për ditën e sotme, kaq do të arrijnë temperaturat

Mjegull apo vranësira të ulëta paraqiten edhe ditën e premte përgjatë ultësirave, që mbeten më gjatë edhe pasdite.

Në mëngjes ngrica, me temperatura minimale deri në -3C e -2C. Mbi shtresa të mjegullës do të ketë intervale më të gjata me diell, herë herë edhe me vranësira të pakta kalimtare, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat maksimale parashihet të kapin vlera prej 7C e 8C, por se në kushte të mjegullës mbesin ndjeshëm të ulëta, madje në disa pjesë mund të mbeten në vlera negative.

Ditën e shtunë gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, e vonë në mbrëmje edhe priten mundësi për riga lokale shiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koreja e Veriut mohon dërgimin e armëve për mercenarët rusë

Story i radhës

Çfarë i streson më shumë gratë dhe pse

Të fundit nga