Parashikime të zymta për industrinë e smartfonëve në 2022

Shitjet globale të smartfonëve pritet të bien me 3.5% në 1.31 miliardë njësi në 2022 sipas të dhënave të fundit të IDC. Nisur nga sfidat për të përballuar kërkesën dhe prodhimin, IDC reduktoi ndjeshëm parashikimet e mëparshme për 2022 ndërsa kishte folur për një rritje me 1.6%.

IDC beson se Apple do të jetë prodhuesi më pak i prekur për shkak të kontrollit që ka mbi zinxhirin furnizues dhe sepse blerësit e modeleve të rangut të lartë të iPhone nuk preken nga probleme makroekonomike si inflacioni.

Kërkesa në rënie, inflacioni, problemet me zinxhirët e prodhimit, tensionet gjeopolitike kanë ndikuar të gjitha tek prodhuesit e smartfonëve.

Madje edhe Samsung e Apple kanë reduktuar porositë. IDC thotë se pret që këto sfida të lehtësohen drejt fundit të vitit. Në 2023 pritet që tregu të ketë një rritje me 5%.

Në tremujorin e dytë fiskal të 2022, Apple hasi vështirësi për tu përballur me kërkesën për iPhone, iPad dhe Mac. Spekulime të fundit flasin për shtyrje me prodhimin e iPhone 14 për shkak të zinxhirëve të furnizimit por analisti i Apple Ming-Chi Kuo thotë se Apple e ka situatën nën kontroll. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia aktualisht kontrollon 20 për qind të territorit të Ukrainës, thotë Zelensky

Story i radhës

Qipro – Kosova, bastet ndërkombëtare me koeficiente interesante  

Të fundit nga