Parandalohet konflikti në Malësi të Madhe/ I riu qëllon me armë zjarri në ajër pas sherrit me xhaxhain për motive pronësie

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”.

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti për motive pronësie me xhaxhain e tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për kanosje me armë zjarri për motive pronësie, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë kontrollit të zonës, në vendin e quajtur “Grop Kuqe Bracaj” të fshatit Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi S. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

10 pyetje që mund të bëni në takimin e parë

Story i radhës

Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 75-të

Të fundit nga