Paralajmëron Fekmi Kongjeli: Çdo tendencë për të ndikuar nga jashtë tek organet legjitime të FFK-së konsiderohet shkelje e rëndë

March 20, 2022
min lexim

Veprimtari i shquar i futbollit dhe menaxher i licencuar i FIFA-së, Fekmi Kongjeli, paralajmëron për pasojat që mund të godasin futbollin e Kosovës, nëse ka tendenca për të ndikuar nga jashtë!  

“Të gjitha të arriturat e FFK-së në krye me Agim Ademin jam munduar t’i përfshijë në shkrimin tim të mëparshëm të datës 07.03.2022 dhe atë me fakte dhe argumente, e të cilave duhet të ju gëzohemi të gjithë.

Meqenëse tani janë të shpallura zgjedhjet për kryetar të FFK-së, ka tendenca për manipulim të opinionit dhe procesit zgjedhor nga individë të caktuar për interesa të ngushta e personale, pa asnjë koncept por me gjuhë vulgare dhe ofendim të të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata. Refreni i njëjtë; paraja (aty ku edhe po synojnë), prokuroria e gjykata, për të futur huti në opinion pa asnjë argument.

Mohimi i çdo të arriture duke përdorur shantazhe, provokime, inskenime e viktimizime. Në ndihmë atyre ju dalin edhe disa media të cilat nuk e kam idenë për çfarë interesash veprojnë!!!

E bashkë në valle edhe disa klube me vite të ledhatuara, e që besa edhe të akuzuara për marifetlleqe nga klubet tjera dhe opinioni, pa fije turpi përmendin pazarin e votës së tyre. Atyre ju pengon VAR-i dhe mohojnë çdo sukses për të cilin deri dje kanë shprehur konsideratë e vlerësim!

Çudi se jo mahi! Dhe bashkë me disa që kanë krijuar karrierë në FFK, e që e demantojnë vetën e tyre sa herë që flasin, e ku interpretimet e ligjeve i bënin krejt ndryshe nga ajo që i bëjnë sot. E cilës t’i besojmë ne! Interpretimit të dikurshëm, apo këtij tani që e bëjnë thjesht për interesa personale?!

Dhe pasë shumë sharjeve e etiketimeve publike për njëri – tjetrin befas janë bërë bashkë dhe ‘miq të mirë‘, për pazare të ndyta, pa kursyer të gjallë e të vdekur! Dhe yrysh te karrigia e të parit të futbollit të Kosovës, pa asnjë kriter moral e njerëzor. Të gjitha këto veprime të përbashkëta e që kanë për qëllim rrënimin, ishte dashur të jenë temë për hetuesinë dhe prokurorin!

Dhe kur kësaj t’i shtohet që disa nga këta publikisht luajnë rolin e ‘zëdhënësit’ të këtyre dyjave dhe të gjykatave, kjo nuk do koment dhe vërtetë është trishtuese! Performanca dhe sukseset janë përcaktuesit dhe garanca për ta pasur mbështetjen e shumicës absolute. FFK është institucion i organizuar dhe i monitoruar nga dy institucione shumë të fuqishme UEFA dhe FIFA.

FFK ka organet e veta legjitime që janë të pavarura në vendimet që i marrin dhe llogaridhënia ekskluzivisht shkon në këto dy institucione, të cilat janë edhe financuesit e të gjitha projekteve të FFK-së.

Kjo është një ndër parimet themelore të UEFA-s dhe FIFA-s për mbrojtjen e federatave nga ndikimet e jashtme çfarëdo qofshin ato! Dhe kjo nënkupton që çdo  tendencë për të ndikuar nga jashtë në organet legjitime të FFK-së konsiderohet shkelje e rëndë, me pasoja edhe më të rënda! Me shumicë apsolute të organeve legjitime të FFK-së dhe në bazë të performancës dhe sukseseve për mandatin e kaluar, si dhe programin për 4 vitet e ardhshme, Agim Ademi do të vazhdojë të jetë president i FFK-së edhe në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

E kjo nënkupton edhe mbështetje të pacenueshme të UEFA-s dhe FIFA-s. E gjithë kjo i pengon destruktivët dhe të pashpresët, me tendencë rrënimi! FFK është vlerë shumë e veçantë e shtetit tonë. Është institucion i vlerësuar jashtë mase nga faktorët ndërkombëtar për ecurinë e deritanishme. Të gjykojmë drejt e pastër dhe ta ruajmë këtë vlerë shumë të çmuar nga vetja jonë! Mos të kërkojmë pastaj faj nga të tjerët! Përgjegjësitë janë tonat!”, ka shkruar Kongjeli.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina thotë se janë vrarë gati 15 mijë ushtarë rusë që kur filloi agresioni

Story i radhës

A shkaktojnë pipëzat, rrudha rreth buzëve? Përgjigjen specialistët

Të fundit nga

Reklamat po vijnë në vetura?

Duket se disa prodhues veturash kanë gjetur një mënyrë tjetër për të fituar para. Ecni nëpër qytet dhe do të bombardoheni me reklama. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e një
ShkoLartë