Paralajmërimi i gazetarit: Kur Rama të lerë pushtetin në 2021, nuk do ta lerë vendin gropë, por greminë

I ftuar në studion e Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, Bledian Koka ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe përplasjet Rama-Meta që po intensifikohen ditët e fundit.

Sipas gazetarit, opozita bën mirë që nuk përfshihet në këto përplasje, ndërsa shtoi se Rama kërkon bashkëqarës për dështimet e tij.

“Opozita mire bën që nuk bëhet fasadë e dështimeve të Edi Ramës. Edi Rama për gjithë dështimet që ka kërkon një bashkëfajtor ose një bashkëqarës hallesh, që opozita nuk ia jep dhe bën mirë që nuk ia jep. Lulzim Basha nuk del të përballet me Edi Ramën kur ai flet çaprazçe për Gjykatën Kushtetuese dhe thotë kemi bërë një reformë aq të thellë në drejtësi sa sot kemi mbetur pa gjyqtarë. Kjo nuk qëndron dhe Lulzim Basha nuk mund të dalë të përballet me Ramën kur nuk ka asnjë gjë në dorë për plotësimin e  vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Pse përplaset presidenti me kryeministrin? Sepse presidenti ka prej një viti po të doni që pret tre kandidaturat në tryezë për ti emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm e vetëm që atje të shkojë Arta Vorpsi, qartazi e lidhur me mazhorancën, kapërcejë ylberin, ligjor në këtë rast, duke e çuar të betohet në urën e Lanës dhe ja çojnë Ilir Metës si derri në thes për ta bërë gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë moment, kur presidenti është edhe garant i Kushtetutës, sigurisht që do të përplaset. Po flasim për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që do të projektohet sot e për 9 vitet e ardhshme”, tha ndër të tjera Koka.

Sa i përket fjalimit të kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë e PS, Koka u shpreh:

“Sot Edi Rama ka dalë dhe ka treguar se si do të jetë mandat i tretë, ose strategjinë për mandatin e tretë. Sot shqiptarët dëgjuan edhe një herë refrenin e vitit 2013. “Do ndërtojmë aeroportin e Kukësit, aeroportin e Vlorës dhe atë të Finiqit”. I vetmi premtim që kishte ishin aeroportet”.

Në fund, gazetari Koka pati edhe një paralajmërim”Kur Edi Rama të lerë postin në 2021 nuk do ta lerë vendin gropë, por greminë”.

Ngjarja paraprake

Austria U21 mposht Kosovën dhe shuan shpresat e Shqipërisë për kualifikim

Ngjarja e ardhëshme

E pazakontë/ Varri i të ndjerit hapet për herë të tretë, familjarët...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian