Paralajmërimi i fortë/ Blushi-Ramës: Djali i Kristaqit, ke hesape për të larë

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenca janë përplasur sërish me replika online.

Pas Asamblesë së Partisë Socialiste Rama publikoi një video ku shfaqej pranë disa qytetarëve.

Ndërkohë që bashkëngjitur videos shkruan: “Flash nga Liqeni Tironës. Ju du shum”. 

Ky reagim i Ramës është marrë si ngacmim nga Presidenca dhe ka reaguar zëdhënësi Tedi Blushi.

Në një postim në mediat sociale, Blushi shkruan se Rama me qytetarin është tallur, e ka denigruar dhe e ka poshtëruar.

Sipas zëdhënsit të Presidentit “kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo”.

Më tej ai është përgjigjur dhe për akuzën e Ramës për dekorimin e Vojo Kushit, duke thënë se heroi i popullit ishte zbardhur kur u hodh mbi tank dhe paralajmëron kryeministrin të ruhet nga inati popullor.

“Tallja vulgare, denigrimi dhe poshtërimi që Edi Rama i bëri sot një qytetari në nevojë, të degraduar dhe në mjerim të plotë për shkak të keqeverisjes së tij është një fyerje në dinjitetin njerëzor për çdo socialist, për çdo të majtë dhe për çdo shqiptar të ndershëm që vuan në varfëri ekstreme nga politikat antikombëtare të “Rilindjes” që kanë pasuruar vetëm një tufë oligarkësh dhe horrash në kurriz të popullit.

Kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo. A mund të quhet socialist ky njeri që tallet publikisht me një person në nevojë? A mund të quhet i majtë?  A mund të quhet shqiptar?

Cili kryeministër në botë tallet me varfërinë dhe mjerimin që i ka shkaktuar popullit të tij?  Vetëm një i sëmurë psiqik po. Vojo Kushi nuk mbante veshur këpucë. Ai hipi mbi tank këmbëzbathur! RUAJU NGA INATI I URAGANIT POPULLOR DJALI I KRISTAQ RAMËS!  KE HESAPE PËR TË LARË!”, shkruan Tedi Blushi.

Ngjarja paraprake

Suarez e sulmon Barcelonën: Kam kaluar ditë duke qarë, nuk e meritoja një trajtim të tillë

Ngjarja e ardhëshme

Trump kërkon marrëveshje për armët bërthamore me Rusinë para zgjedhjeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian